Ish-kandidatja për kreun e Partisë Demokratike Edith Harxhi, ka komentuar sot në ‘Kontrast’ zhvillimet me të fundit në PD.
Në emisionin “Kontrast” në Report TV, Harxhi tha se do të marrë pjesë në kuvendin e thirrur nga Sali Berisha, teksa zbuloi detaje.
“Unë nuk jam delegate, jam anëtare e thjeshtë e partisë dhe do të jem nesër natyrisht në Kuvend siç do të jenë edhe të tjerët e Grupit për PD. Besoj se njëri prej nesh do të ketë edhe një fjalim” – tha ajo.
Në panelin me gazetarët Lorenc Vangjeli dhe Denis Minga, Harxhi shtoi se leximi i emrave të delegatëve nga Gazment Bardhi është një veprim qesharak.
“Një mikeshë më shkruante si ka mundësi që ka dalë 120% numri i delegatëve me shifrat që kanë nxjerrë këta” – tha ajo.
Harxhi shtoi se i gjithë vendi ka nevojë për një drejtim të ri politik. Për rastin e Berishës ajo tha se PD ka nevojë për drejtimin e tij për një periudhë kohe.
“Unë mendoj që zoti Berisha është i vetmi që mund ta bashkojë Partinë Demokratike, si kryetar në drejtimin e saj për një periudhë kohe” – tha ajo. Report