Një ditë përpara Kuvendit të PD në datën 11 dhjetor janë publikuar pamjet nga stadium “Air Albania” ku shihet qartë se në qendër të fushës së blertë do ngrihet një podium nga ku ish kryeministri Sali Berisha do u drejtohet demokratëve
Dita e nesërme pritet me shumë interes nga të gjitha palët në Shqipëri pasi rrethohet nga një paqartësi lidhur me veprimet që mund të ndërmerren nga të dyja ‘kampet’ në PD.
Mbështetësit e Bashës e kanë deklaruar organizimin e nesërm si një tubim, ndërsa ata të Berishës shprehen se është dita kur Lulzim Basha do të shkarkohet nga posti që mban./m.j