Në ndryshim nga çdo fundvit tjetër, banorët e shtëpisë së Big Brother do e kalojnë natën e ndërrimit të viteve në shtëpinë, ku janë edhe konkurrentë në reality show-n ku janë bërë pjesë.
Të gjithë banorët do të organizojnë spektaklin e Vitit të Ri që do të transmetohet në 1 janar.
Duke qenë plotësisht të lirë për të shprehur idetë e tyre, dhe mbi të gjitha duke qenë personazhe publikë që kanë korrur sukses në fushën e tyre, ata do të organizojnë një mbrëmje ku do të ketë kërcim, këngë, skeçe, imitime apo edhe talente të fshehura që ata mendojnë se ata kanë.
Mbrëmjen e djeshme ata duhet të diskutonin për elementët e spektaklit që do të organizojnë.
Teksa po diskutonin rreth organizimit të mbledhur rreth tryezës, Donaldi i bëri një kërkesë publike moderatores së programit, Arbana Osmanit, duke i shprehur dëshironte ta intervistonte sepse nuk e ka parë në intervista të mëparshme.
Pjesë nga biseda mes Einxhell dhe Sarah në lavanderi:
Einxhell: Në momentin që unë them që kam qejf që tek një gjë të jetë edhe Arbana, dhe pastaj ti thua pasi ke thënë 700 milionë opsionet e tua të skeçeve siç i ke qejf ti. Ti çohesh thua dua ti bëj një intervistë 20 minutëshe Arbanës. Më fal, unë këtu që dhashë idenë se më thanë pse s’po jep ide. Më fal i thashë, kjo ishte ideja që dhashë dhe këtë doja të bëja
Sarah: Kush e tha këtë?
Einxhell: Jo e thashë unë dhe u ngrit Donaldi dhe tha shumë e bukur dua ti bëj unë një intervistë 20 minuta Arbanës.
Kjo solli edhe diskutime në shtëpi, ku Einxhell debatoi me Donaldin dhe e akuzoi se i ka vjedhur idenë. Moderatorja u shpreh se ishte ajo e para që tha se dëshironte të intervistonte dhe se ai i vodhi dëshirën.
Diskutimi mes Einxhell dhe Donaldit:
Donald: Ku do të dalësh Einxhëll?
Einxhell: Unë po ta them tamam, njerëzit duhet ti respektosh ti që të të respektojnë!
Donald: Ti mbaj me çaj kur të ulen te tavolina?
Einxhell: Jo mos ti mbash me çaj!
Donald: Mbase njerëzit nuk të panë ty kur u ule te tavolina dhe nëse do të kishin parë do të merrnin më seriozisht…