Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 361 qytetarë nga 3 028 testime dhe kanë humbur jetën 15 pacientë.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë konfirmuar 166 në Shkup, Prilep 41, Manastir 30, Kavadar 22, Koçvani 14, Kumanovë dhe Veles 12, Tetovë 8, Gjevgjeli 6, Negotinë, Radovish dhe Dellçevë 5, Kërçovë, Berovë, Vallandovë dhe Makedonski Brod 4, Strumicë 3, Gostivar, Shtip, Ohër, Boogdanci dhe Pehçevë 2, Kriva Pallankë, Probishtip, Kratovë, Demir Hisar, Krushevë dhe Dojran 1.
Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu ka pasur edhe 433 pacientë të shëruar duke e çuar në 205 303 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoni janë konfirmuar të infektuar 218 723 qytetarë mes të cilëve kanë humbur jetën 7 710 qytetarë.
g.kosovari