Dy nga tre personat e arrestuar si pjesë e grupit që po përgatisnin të organizonin një vrasje në Tiranë do të qëndrojnë në burg.
Çifti i bashkëshorteve Nikoll e Marie Marku, si dhe dhëndri i tyre Mark Lamkja dolen këtë të premte para gjykates për t’u njohur me masen e sigurisë.
Pasi dëgjoi palet gjyqtari Artan Hajdrenaj pranoi kerkesen e prokurorit Sabri Kastrati dhe vendosi masen e sigurise arrest në burg për Nikoll Markun dhe Mark Lamkjan, ndërsa për Marie Markun u vendos “arrest shtëpie” për shkak të problemeve shëndetësore.
Gjithashtu “arrest në burg” në mungesë u vendos dhe për dy personat e shpallur në kërkim, Edmir Vlashim dhe Hektor Ndokan, të cilët dyshohet se do te ekzekutonin vellezrit Prenga ne Kamez.
Operacionin policor i koduar “Mataro”, u finalizua mbrëmjen e së martës nga policia e Lezhës.
/a.r