Qysh nga anëtarësimi në OBT, Kina ka shtuar hapjen e saj pandërprerë. Mallrat kineze janë eksportuar në vendet e ndryshme dhe mallrat e vendeve të botës janë futur në familjet e thjeshta kineze. Në vitin 2018 u zhvillua në Shangai Ekspozita e parë Ndërkombëtare e Importit (CIIE) dhe Kina është bërë vendi i parë që zhvillon ekspozitën në rang kombëtar me temën e importit. Edhe pse është goditur nga pandemia e COVID-19, Kina nuk ka pezulluar zhvillimin e CIIE-së, duke e organizuar atë si në internet, ashtu edhe në vend. Kjo tregon sinqeritetin e Kinës për të ndarë mundësitë e tregut me botën dhe për të nxitur mëkëmbjen e ekonomisë botërore.
Në edicionin e 4-t të CIIE-së që u zhvillua në nëntor 2021, morën pjesë afro 3 mijë ekspozues nga 127 vende e rajone të botës. Shumë mallra janë ekspozuar në CIIE për herë të parë në Azi dhe madje në botë, duke shënuar një vëllim kontratash me vlerë 70.72 miliardë dollarë.
CIIE ka nxitur jo vetëm tregtinë. Me këtë platformë, gjithnjë e më shumë ndërmarrje botërore kanë parë mundësitë e sjella nga “dy qarkullimet” dhe modeli i ri i zhvillimit i Kinës. Krahas kësaj, ato mund të shohin edhe veprimet praktike të Kinës për ekonominë e hapur dhe për globalizimin ekonomik. Kjo ka forcuar besimin e tyre për shtimin e investimeve në tregun kinez.