Identifikohen autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Laçit.
Deri më tani bëhet me dije se të arrestuarit janë Skënder Lika dhe djali i tij.Ndërkohë hetimet janë përqendruar në konfliktet që mund të kenë pasur djemtë e biznesmenit Rakip Roli.
Nga ana tjetër është bërë publik për mediat se edhe djemtë e viktimës kanë qenë të skeduar nga drejtësia.
Emiljan, Sokol dhe Isuf Roli të maskuar kanë rrahur brutalisht një person në Sanxhak.
/a.r