Një rrjedhë masive ujore është kapur në kamera teksa u rrotullua në brigjet e Italisë pasditen e së enjtes.
Fenomeni i pazakontë i motit, i cili i ngjan një tornadoje, përshkoi detin pranë qytetit romak Fiumicino, në Ostia. Në videon e mëposhtme duket vorbulla rrotulluese, pranë së cilës ndodhet edhe një varkë.
Të tilla fenomene ndodhin në fund të verës dhe vjeshtës dhe mund të jenë të rrezikshëm për skafistët dhe vendet bregdetare, por nuk janë kërcënim serioz, pasi ato shemben menjëherë pasi të lëvizin në breg.
/b.h