Këtë vit BB erdhi në një version ndryshe, pasi pjesë e tij nuk u bënë njerëz të thjeshtë dhe të zakonshm, por ishin pikërisht VIP-at shqiptarë që vendosen t’i bashkohen sfidës.
Në fund të spektaklit është parashikuar edhe çmimi i madh prej 100 mijë eurosh për fituesin. Por sipas informacioneve, “halli” i banorëve është të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi për arsye se çdo banor paguhet me 1500 euro në javë për qëndrimin brenda shtëpisë së BB.
Pra, nisur nga kjo gjërat fillojnë e marrin kuptim dhe “skenaret” e ndryshme brenda shtëpisë. Çdo gjë llogari: Sa më shumë ditë të kalojnë në BB, aq më të mëdha do i kenë fitimet. Sipas disa përllogaritjeve, banorët që kanë hyrë që nga fillimi siç janë Iliri, Sabiani, Monika, Arjola, Donaldi dhe Beniada, deri më tani ata kanë fituar 13,500 euro.
/b.h