Kreu i LZHK, Dashamir Shehi deklaroi se shumica e anëtarësisë në Partinë Demokratike është me liderin historik, Sali Berisha.
I ftuar në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun në Tv Klan, Shehi shprehu se pas Kuvendit Basha do të mbajë burokracinë e partisë, zyrën dhe vulën ndërsa Berisha popullin.
“Për të bashkuar opozitën duhet të largohen të dy sepse kjo punë nuk shkon më bashkë. Po qe për numër fiton Berisha e mbaron kjo punë.
Disa herë Berisha ka tentuar të Bashkojë, por Basha se ka dhënë këtë mesazh. Kjo shtrohet si dramë e madhe, mos si do ikin, si do ia bëjmë? Shumica janë me Berishën. Basha do mbajë burokracinë e partisë, zyrën, vulën. Berisha do mbajë popullin. Duhet progres, emancipim politik”, tha Shehi.
/b.h