Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi akuzoi kreun e PD, Lulzim Basha se ky i fundit ka dëmtuar rëndë demokratët duke i lënë në opozitë.
Në një dalje për mediat, Bumçi theksoi se me Bashën kjo opozitë nuk shkon kurrë në fitore, ndaj duhet të hapë krahun dhe të jetë pjesë e ekipit.
“Me zotin Basha ne nuk shkojmë në fitore. Kjo opozitë është e dobësuar. Pse janë mbledhur në Foltore ata? Një takim bëri Basha dhe u bë lajm ndërsa Berisha ka bërë takime anë e mbanë.
Berisha po ngjiz një projekt të ri, një projekt që përfshin edhe Bashën. Basha po qëndron aty kundër vullnetit të demokratëve.
Edhe ata që i ka më afër janë kritikë të tij, nuk i besojnë më. Ai njeri duhet të hapi krahun dhe të jetë pjesë e ekipit. Çfarë bën tek karrigia e kryetarit?
Basha duhet të votëbesohet dhe mbyllet kjo krizë. Ai nuk do të përballet me votën e demokratëve. Basha ka dëmtuar rëndë demokratët duke i lënë në opozitë për herë të tretë”, tha Bumçi.
/b.h