Një shpërthim i fuqishëm nga tubat e brendshëm të gazit për pak sa nuk është shndërruar në tragjedi në Universitetin Privat ‘Epoka’ në Tiranë.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 20:00 të kësaj të enjteje, ku fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por dëme të mëdha materiale.
Report Tv sjell video, ku shihet që xhamat e katit të parë, ku dhe ndodhet menza, janë krejtësisht të shkatërruara, e ndërsa shpërthimi ka qenë aq i fortë saqë është shkaktuar frikë te banorët përreth.
/b.h