Grid Rroji, pedagog i marrëdhënieve ndërkombëtare në SHBA”, lëshoi deklarata të forta në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN ku u fol për vizitën në Tiranë të dërguarit të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Rroji u shpreh se në deklaratën e Escobar nuk përjashtohej ndonjë palë, ndërsa theksoi se Berishës, në luftën ndaj SHBA, do t’i bashkohet edhe Meta, ndërsa edhe Rama nuk është larg.
“Vizita e Escobar synon për përforcojë pozitat amerikane në rajonin strategjik. Unë gjykoj se interesat amerikane kanë të bëjnë me korrupsionin në përgjithësi. E gjithë paria e Tiranës është e korruptuar pa asnjë diskutim. Mesazhi që jepet është që SHBA e kanë vërtetë seriozisht problemin e korrupsionit.
Mesazhi është shumë i qartë për Foltoren, e cila ka shpalosur një antiamerikanizëm të shfrenuar dhe me shumë gjasë së shpejti do t’i bashkohen edhe lojtarë të tjerë si Ilir Meta. Mesazhi është aq i fortë edhe për kryeministrin Rama sepse loja e parisë së Tiranës gjatë këtyre dy viteve ka qenë e dyzuar. Është një lojë ku me fjalë shpërfaqet dashuria më e madhe për Amerikën, ndërsa me vepra mbahet një rrugë, dy ose tre me fuqi lindore, me të cilën shumë anëtarë të parisë kanë lidhje.
Gjatë fushatës, Meta mbante në njërin krah flamurin amerikan dhe në të tjetrin atë amerikan dhe jo më larg se dje bëri një deklaratë se rinia duhet të marrë në dorë fatet e vendit.
/b.h