Edhe pse mbledhja e ekspertëve u shty për ditën e sotme në orën 15:00, ekspertët e Partisë Demokratike nuk janë paraqitur në tryezën e mbledhur.
Mospjesëmarrja e ekspertëve të opozitës lidhet me çështje që kanë të bëjnë me zgjedhjen e funksionarëve të lartë të drejtësisë sipas një formule, jashtë ndikimit politik të mazhorancës dhe që siguron pavarësinë e tyre.
Kjo është hera e dytë brenda ditës që demokratët e bojkotojnë mbledhjen e sotme.