Pas dy ditëve me mot të mirë, diell, por temperatura shumë të ulëta sot do të rikthehen sërish reshjet e shiut që do të jenë në formën e stuhisë pothuajse në të gjithë vendin. Vala e motit të keq nis në mëngjes nga veriu dhe pjesa e Adriatikut. Në mesditë do të përfshihet nga reshjet pjesa e ultësirës perëndimore.
Pas orës 15:00 furtuna do të godasë Tiranën për të kaluar drejt pjesës së lindjes së vendit. Pasditja do të gjejë të gjithë territorin nën kushtet e motit të keq. Do të qetësohet pak të premten në mbrëmje, por jo për shumë orë, pasi e shtuna do të jetë me shi dhe e diela me vranësira lokale, shkruan abcnews.
Java tjetër nuk do të karakterizohet nga reshjet, por temperaturat e ulëta.
g.kosovari