Një 77-vjeçar dhe një studente 20-vjeçare, të cilët u dashuruan marrëzisht në internet, tani po planifikojnë të martohen.
David dhe studentja, emri i së cilës fshihet për të mbrojtur identitetin kanë qenë së bashku prej 18 muajsh dhe thonë se nuk janë vetëm të dashuruar, por edhe miqtë më të mirë dhe shpirtrat binjakë.
David është një producent muzikor që iu bashkua aplikacioneve të takimeve për të biseduar me njerëz të rinj.
Ata nuk kanë mundur që ta takohen personalisht akoma pasi producenti muzikor David, ndodhet në Angli dhe studentja është 5000 milje larg në Myanmar, një zonë lufte ku udhëtimi është shumë i kufizuar.
Por dyshja shpresojnë që së shpejti të jenë në gjendje të udhëtojnë për t’u takuar dhe për t’u martuar pasi ajo të jetë në gjendje të marrë një vizë dhe pasaportë.
“Unë gjithmonë e kam ndjekur zemrën time. Kur ka dashuri dhe dashuri të fortë mes dy njerëzve, pse ta analizojmë atë?” tha David për Jam Press.
Dyshja u njohën në faqen e takimeve OkCupid 18 muaj më parë.
/a.r