Për Partinë Socialiste kundërshtimi dhe komentet që Presidenti i Republikës po i bën vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se pasi foli Kushtetuesja tashmë mbetet vetëm bindja ndaj vendimit të saj.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vetëm zbatohet. Çdo përpjekje është kot. Kjo çështje ka marrë fund këtu. Ky vendim është shumë i rëndësishëm pasi lidhet me kontestin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Pati një përpjekje për t’i hequr shqiptarëve të drejtën për të votuar. Çdo palë mori mësimet e veta. Demokracia vetë fitoi. E drejta e popullit për të vendosur është ajo që fitoi me 30 qershor”, tha Balla.
Sa i përket ndryshimeve kushtetuese për afatet e vetingut, Balla tha se do të pritet vendimi zyrtar i Venecias.
“Kuvendi i Shqipërisë është i detyruar të presë opinion zyrtar të Komisionit të Venecias. Mos harroni se procedura parlamentare parashikon edhe disa afate nga raporti i Këshillit të Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve deri në seancë plenare. Kjo është një çështje që do të marrë kohën e vet”, tha Balla.
g.kosovari