Një 27-vjeçar është gjetur sot në mbrëmje pa shenja jete në malin e Moravës në Korçë.
Bëhet fjalë për një djalë, rreth moshës 27 vjeç i dyshuar si shtetas sirian.
Paraprakisht dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës, gjatë ecjes së tij në këmbë për të kaluar nëpërmjet shtigjeve.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërkohë që pritet ekspertiza nga mjekësia ligjore lidhur me rastin.
g.kosovari