Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, u shpreh në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN se Partia Demokratike nuk është as Sali Berisha dhe as Lulzim Basha. Madje, ai shkoi edhe më tej, duke akuzuar se këta dy drejtues të partisë kanë mjel kontributet e mijëra qytetarëve.
“Sot pash celebrimin e parë të ndarjes. Nga momenti që ne kemi dy data kuvendi, nga ky moment ne kemi dy parti, kemi harruar që ka një parti tjetër që feston në heshtje 31 dhjetorin e themelimit të PD. Janë demokratët e vërtetë. PD nuk janë dy individë që e marrin partinë për projektin e tyre. Asnjëri prej tyre nuk është PD. 8 dhjetorin e nderojnë ata që luftojnë kundër autoritarizmit.
Demokratët kërkojnë një përgjigje. Basha dhe Berisha kanë pushtet. Gjatë kohës së tyre në parti kanë mjelë gjithë kontributet e çdo demokrati, kontributet e mijëra qytetarëve dhe këtë e kanë përdorur edhe për të konsoliduar pushtetin e tyre. Ata kanë sot mjete të shumta, medie, biznese dhe natyrisht që janë më të zëshëm se kushdo.
Ky është moment reflektimi dhe demokratët nuk duhet të mjaftohem me përgjigjen as të njërit as të tjetrit”, tha Kadilli në Debat.
g.kosovari