Deputeti i PD, Belind Këlliçi komentoi vizitën e nesërme në Shqipëri të zv/ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.
Mbështetësi i Sali Berishës tha ne Syri Tv se Escobar do të vijë në Tiranë dhe do të flasë për luftën kundër korrupsionit në krah të Edi Ramës.
“Sot është momenti për t’i dhënë fund tranzicionit. Unë gjykoj që shfaqja që do të shohim nesër, turp më të madh, që nesër do vijë Escobar dhe do na flasë kundër korrupsionit, në krah të Edi Ramës, për një vend siç jemi ne nuk mund të ketë.
Për një personalitet, për një politikan të këtij rangu turp më të madh që ta rreshtojnë në krah të Edi Ramës për të folur kundër kundër korrupsionit, unë nuk kam parë. Këto shfaqje gjykoj që nuk i shërbejnë pluralizimit në Shqipëri, nuk i shërbejnë opozitarizmit, nuk i shërbejnë Partisë Demokratike.
Sot kjo status quo mbahet peng nga Edi Rama. Nuk ka kryetar qeverie më të keq se Rama. Por problemi është te opozita sot, te marrja peng e vulës së kryetarit të opozitës, që nuk i hap rrugë çlirimit të opozitës”.
/a.r
Krric nese ke fajte padite Ed Rama dhe jo ne llogje koti
Tru tharë! Turp duhet ti vijë këtij idioti që flet me llogjikën e një njeriu që i kanë bërë shplarje truri e “i kanë futur trut e Gomarit”! Me këtë llogjikë do rinovojnë PD këta mëndje kalamaj e do bëjnë një Opozitë konstruktive, për të mundur Rramën?!
Mjerim për këtë Parti!