Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkëputur një pjesë nga fjala e tij në aktivitetin me rastin e 8 dhjetorit.
Në një postim në Instagram, kryedemokrati Basha shprehet se në 8 Dhjetorin e 31 viteve më parë, guximi e mposhti frikën dhe solli pluralizmin.
Ishte një rrugë e vështirë, thotë Basha, por gjatë këtyre viteve ne mësuam mbi të gjitha se çfarë do të thotë individualitet.
“Në 8 Dhjetorin e 31 viteve më parë, guximi e mposhti frikën dhe solli pluralizmin. Ishte një rrugë e vështirë, pikërisht prej natyrës së komunizmit shqiptar, prej terrorit që mbizotëronte dhe kultit të individit.
Gjatë këtyre viteve ne mësuam mbi të gjitha se çfarë do të thotë individualitet. Secili është i shenjtë në individualitetin e vet, askush s’mund t’i mbivendoset askujt tjetër. Të gjithë jemi të barabartë para ligjit, para Zotit”, thotë Lulzim Basha.
Por teksa sheh videon e postuar nga Basha, qe evokon 31 vitet e veshtira te rruges se PD, i ka :hequr” si padashje plot 23 vitet e drejtimit nga Berisha, nje nga themeluesit e saj si dhe nuk sheh ne asnje cep Azem Hajdarin apo ndonje miting ne ate kohe dhe themelues, por vetem 8 vitet e vete Bashes ne krye te PD.
Per me teper tregon levizjet e tij ne trekendeshin zyre ne PD, “çadra” te bulevardi perballe kryeministrise dhe Pallati i Kongreseve ku ka zhvilluar Kuvendin e fundit te zgjedhjes kryetar sivjet.
Vetem Lul Basha mund t’i beje gjera te tilla./m.j
I paturp.Pak respekt per sta qe u masakruan per Liri.Ti Lul vrasesi e solle demokracine? Pthu.