Vaksinimi ndaj grave shtatzëna mbetet ende sfidë. Frika për pasojat që mund të sjellë tek nëna, por edhe fëmijë, stepin këtë target grup të imunizohet nga Covid-19.
Këtë fakt e pranojnë edhe vetë mjekët gjinekologë, të cilët përballen çdo ditë me fenomenin.
Shqetësues mbetet fakti se shumë nëna me Covid, pas rëndimit të gjendjes së tyre kanë ndërprere shtatzënitë.
E duket se pikëpyetjet kanë ndikuar negativisht edhe planifikimet për të sjellë në jetë fëmijë. Referuar statistikave, viti 2021 ka numrin e lindjeve.
Një përqindje shumë e vogël e grave shtatzëna janë imunizuar në rang vendi, ndërkohë që mjekët thonë se përpara se të marrin dozat e vaksinës duhet të konsultohen me mjekun gjinekolog.
/a.r