Sali Berisha po përdor të gjitha mjetet “në luftë” e tij përballë Lulzim Bashës.
Kur kanë mbetur edhe 4 ditë nga Kuvendi i thirrur prej tij në 11 dhjetor, Sali Berisha u ka nisur një mesazh delegatëve të partisë ku i fton që të marrin pjesë në Kuvendin që sipas tij do të ringrejë PD-në.
“I/E dashur delegat/e i Kuvendit historik të rithemelit të Partisë Demokratike. Duke ju përcjellë përshëndetjet më të përzemërta dhe mirënjohjen e pakufishme për kontributin tuaj për Partinë Demokratike, ju ftoj që të merrni pjesë në ditëlindjen e saj në datën 11 dhjetor në Kuvendin Historik të PD-së dhe të firmosi me votën tuaj në këtë Kuvend rithemelimin e kësaj partie dhe njëherazi të pluralizmit politik në Shqipëri! Miqësisht Sali Berisha”, është mesazhi që iu është dërguar delegatëve të partisë nga Sali Berisha.
/b.h