Një video që po qarkullon në rrjetet sociale dhe tregon foltoren e Berishës që akuzon lobimin korruptiv Rama-Soros për shpalljen e tij “non grata” në SHBA, dhe në ekran ish sekretaren amerikane të shtetit, e cila flet për Shqipërinë dhe rolin e saj të madh si aleat i SHBA, shumëkush ka fërkuar sytë.
Por kur në ekran del dhe Edi Rama, të gjithë bashkë me Berishën janë “zgjuar” nga ëndrra me vleresime nga SHBA.
Ndërsa ish Sekretarja Amerikane e Shtetit Hilary Clinton, i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama Çmimin “Vital Voices Global” në emër të Organizatës Vital Voices, gjithkush ka bërë një krahasim mes takimeve të tij dhe foltores online së Sali Berishës me emigrantët në SHBA.
Dhe humori shqiptar i pashtershem shqiptar ka bërë një përqasje përmes videos, ku në ekran në vend të Evi Kokalarit, nga SHBA të dalë Hilari Klinton dhe bashkë me të në skenë Edi Rama.
Ndërkohë që Berisha deklaronte për klimë të mirë të biznesit kur të vijë ai në krye të PD, Klinton nënvizoi sot se “në një kohë kur në mbarë globin tonë të drejtat dhe siguria e grave janë në momente të vështira, angazhimi i Kryeministrit Rama për të çuar përpara mirëqenien, mundësitë në Shqipëri dhe për afganët e të tjerët duhet të na frymëzojë të gjithëve për të vepruar”.
“Kur e mora në telefon kryeministrin për ta falënderuar për këtë angazhim të jashtëzakonshëm, ai u përgjigj shumë natyrshëm “po çfarë tjetër duhet të kishim bërë”. Më duket sikur dëgjoj Denin që thotë “pse, ç’duhet të bëjmë tjetër, përveçse t’i paguajmë njerëzit në mënyrë të barabartë. Kryeministri Rama kuptoi thuajse instinktivisht sa e rëndësishme ishte të shtrinte dorën, të thoshte “po”. Do doja të kishte më shumë udhëheqës me këtë lloj qasjeje”, tha Clinton.
Berisha do të donte ti kishte në adresë të tij këto vlerësime, por…!/m.j