Ashtu siç u njoftua, në orën 17:00 nisi konferenca nga institucioni i presidencës për të komentuar lidhur me vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese, për rrëzimin e kërkesës për shpalljen anti-kushtetuese të zgjedhjeve vendore të mbajtura në 30 qershor të vitit 2019.
Në konferencë ishin të pranishëm dy prej këshilltarëve të presidentit Ilir Meta. Përgjigjia nga ana e presidencës ishte se ky vendim i marrë nga Gjykata Kushtetuese ishte anti-kushtetues pasi gjatë procesit zgjedhor ishin bërë një sërë shkeljesh, për të cilat presidenca drejtoi disa pyetje drejt organit të lartë.
Këshilltarët e presidentit, Ilir Meta:
Ditën e djeshme, presdienti është njohur zyrtarisht me vendimin numër 36 datë 4 nëntor të gjykatës Kushtetuese ku u rrëzua kërkesa e Shoqatës së Bashkive e cila kishte kërkuar që të shpalleshin anti-kushtetuese votimi I zgjedhjeve lokale të 2019.
Presidenti mbështeti këtë kërkesë, jo vetëm kaq por si palë e interesuar i kërkon gjykatës që është instance e vetme që mund ta bëjë, kontrollin e kushtetutshmërisë së akteve të ndërmarra për të përmbushur misionin që Kushtetuta kërkon duke nxjerrë edhe pasojat që vijnë pas një votimi antikushtetuese, monist sic ishte ai I 30 qershorit.
Vetëm nëpërjet një vendimi të marrë me themel gjykata do u jepte mundësinë shqiptarëve për një process të denjë votimi. Por përkundër të gjithë këtyre pritshmërive, kjo gjykatë për fat të keq I zhgënjeu të gjithë. Gjykata Kushtetuese me këtë vendim hoqi dorë nga ushtrimi I vullnetit të saj dhe e shfaqi veten jo kompetente për këtë çështje.
Për fat të keq, Gjykata Kushtetuese, faktikisht e la çështjen pa vendim përfundimtar.
Në procesin e votimeve të 30 qershorit, a iu mohua të gjithë shtetasve shqiptarë e drejta për të zgjedhur?
A mundet sipas Kushtetutës të zhvillohen zgjedhje pa një datë të përcaktuar nga presidenti?
A ishin votimet e zhvilluara në përputhje me parimet e Kushtetutës?
A mundet që sipas Kushtetutës, data e azgjedhjeve të diktohet nga Kuvendi?
A quhen zgjedhje pluraliste kur aty ka vetëm një kandidat?
A ka kodi zgjedhor një zgjidhje për këtë, ku në zgjedhje paraqitet vetëm një kandidat?
/b.h