“Ndërkohë që isha tek nëna ime për ramazan pasi agjëroja erdhi më mori nga shtëpia duke më bërë presion që s’do t’ma linte më vajzën, më mori dhe më dhunoi në sy të vajzës derisa shkuam te shtëpia e tij duke më thënë që mos të tregoja gjë tek prindërit e tij”, kështu shprehet 21-vjeçarja, Marta e cila që në adoleshencë është martuar me shkuesi nga prindërit e saj.
Që në fillim të kësaj martese, ajo thotë se është detyruar të përballet me dhunë të përditshme nga burri i saj, një person me precedentë penal në Itali. Në 3 vite martesë marta rrëfen për MCN se ka patur vazhdimisht presion nga bashkëshorti, i cili e mbante te mbyllur në banesë.
E ndodhur në kushte të vështira ekonomike, Marta nuk ka mundur dot të marrë me vete vajzën e saj, pasi jeton në një shtëpi me qera të mundësuar nga organizatat kundër dhunës ndaj grave. Por Marta nuk është e vetmja, pasi gjatë vitit 2021 janë regjistruar një numër i lartë të femrave të dhunuara
Por Avokatja Çela u bënë thirrje të gjitha grave të cilat ndodhen në këtë situatë të mos heshtin,, por ta raportojnë fenomenin pranë policisë si dhe organizatave të ndryshme në mbrojtje të tyre./m.j