Përsëritet edhe këtë vit në Athinë. Menjëherë pas marshimit për të përkujtuar adoleshentin që u vra Aleksandros Grigoropoulos, në kryeqytetin grek ka shpërthyer dhuna.
Pas marshimit paqësor një grup janë nisur drejt Eksarkisë ku kanë vënë zjarrin koshave të plehrave dhe kanë gjuajtur me gurë policinë, e cila është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.
Kjo situatë përsëritet çdo vit në Athinë. Ishte data 6 dhjetor e vitit 2008, kur djali i ri po kthehej nga një festë dhe përfshihet në sherr verbal me dy policë. Njëri nga policët e qëllon me armë të pafajshmin Grigoropoulos.
Kjo vrasje asokohe jo vetëm ndezi revoltën e madhe të rinisë, që edhe sot e kësaj dite e ka kthyer 6 dhjetorin në një ditë përkujtimore kundër arbitraritetit të policisë. Një ditë në të cilën shumë grekë vizitojnë vendin e krimit dhe vendosin lule./m.j