Pas 9 shtatorit, 11 dhe 18 dhjetori pritet të jenë datat më të rëndësishme për fatet e Partisë Demokratike, nderkohe qe dy kundershtaret e medhenj brekda kesaj partie, Sali Berisha dhe Lulzim Basha po tregojne “muskujt”.
Mbështetësit e Sali Berishës nga një anë, dhe Partia Demokratike zyrtare nga ana tjetër, kanë filluar prej ditësh tashmë përgatitjet për dy Kuvendet.
Për 11 dhjetorin deri më tani është qartësuar numri i personave që kërkojnë mbledhjen e Kuvendit. Janë lexuar emrat e rreth 2500 delegatëve që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të cilët do të verifikohen para se të nisë Kuvendi, por ende nuk është e qartë mënyra se si do të bëhet ky proces.
Gjithashtu, i paqartë ende është vendi ku do të mblidhen demokratët në 11 dhjetor. Në dokumentet që po qarkullojnë përcaktohet Pallati i Kongreseve. Por një variant është edhe mbledhja në Stadiumin “Air Albania”. Për këtë mundësi foli vetë Berisha pak ditë më parë.
Nga ana tjetër, për Kuvendin e miratuar nga kryesia e PD në 18 dhjetor, ka vijuar në të gjitha degët plotësimi i formularëve konfirmues nga delegatët. Për 18 dhjetorin ka më pak dilema sa i përket mënyrës së organizimit të Kuvendit, pasi është thirrur si gjithë kuvendet e mëparshme të Partisë Demokratike./m.j