Karl Nehammer u betua këtë të hënë si kancelar i Austrisë, para presidentit të vendit Alexander Van der Bellen. Ai është i treti që e merr këtë detyrë në 3 muajt e fundit.
Nehammer përballet me sfidën për të çliruan koalicionin qeverisës nga trazirat dhe skandalet politike që e kanë përfshirë gjatë muajve të fundit, por edhe pandeminë.
49-vjeçari i cili vjen nga radhët e Partisë Popullore Austriake, në të shkuarën ka mbajtur postin e ish-ministrit të brendshëm.
Nehammer do të zëvendësojë kancelarin Alexander Schallenberg, i cili dha dorëheqjen mbrëmjen e të enjtes, rreth një muaj e gjysmë pas zgjedhjes në këtë post.
Vendimin e mori pas tërheqjes së papritur nga politika të ish-kancelarit Sebastian Kurz, i cili po të enjten hoqi dorë si kryetar i Partisë Popullore dhe si deputet, ndërkohë që është nën hetim për korrupsion.
/a.r