Në fshatrat e Shqipërisë, numri i ulët i nxënësve vit pas viti ka bërë që fëmijët e këtyre zonave të mësojnë në klasa kolektive. Këta nxënës të klasës së dytë dhe të 4 të shkollës 9-vjecare Kuç e zhvillojnë mësimin bashkë.
Numri i nxënësve në këtë shkollë është tkurrur me 60 %.
“Një dekadë më parë kjo shkollë kishte më shumë se 100 nxënës, ndërsa tani në total janë 40 nxënës dhe mësimi në klasa kolektive bëhet me të paktën 10 nxënës për klasë”.
E njëjta situatë është edhe në fshatrat e Lushnjës. 10 nxënës të klasës së parë deri të 5 mësojnë në një klasë kolektive në shkollën Mustafa Begolli në shegas.
Në të gjithë vendin janë afro 21 mijë nxënës që zhvillojnë mësim në klasa kolektive.
“Kemi të regjistruar nxënës në klasa kolektive bazë rreth 20500 nxënës. E shpërndarë nga klasa e parë në klasën e 9-të arsimit bazë. Shumica e nxënësve në klasat kolektive janë në zonat rurale, larg qendrave të banuara, zona të veçuara nga fshatrat e mëdhenj. Janë kryesisht nxënës të arsimit bazë të klasave të arsimit fillor”.
Problem mbetet cilësia e mësimdhënies në këto zona krahasor me zonat urbane.
“Nuk është e njëjta gjë e pranojmë këtë dukuri. Qeveria shqiptare dhe ministria e arsimit kanë bërë një ndërhyrje duke garantuar mësimin e lëndëve bazë që janë edhe provime të detyruar me mësues individual edhe në klasat kolektive. Më përpara ka qenë më e kufizuar ku një mësues zhvillonte mësim, tani lënda e matematikës e gjuhës dhe gjuhës huaj kanë mësues të dedikuar, ndërsa lëndët e tjera zhvillohen bashkë, ka problematikat e veta por zhvillojmë trajnime të posaçme me këtë kategori”.
Prej 4 vitesh, nxënësit e klasave kolektive përveç atyre të klasës së parë i nënshtrohen provimit të gjuhës dhe matematikës për të vlerësuar cilësinë e mësimdhënies dhe ndërhyrjet në këto shkolla.
/a.r