Tirana ka numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID në vendin tonë. 3253 raste aktive janë me këtë virus në kryeqytet. Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 152 raste të reja në Tiranë. Kështu ka bërë me dije ministria e Shëndetësisë në raportimin e saj të fundit.
Pas Tiranës, qytetet me më shumë raste aktive me COVID janë Fieri, Gjirokastra dhe Shkodra, raporton abcnews.al. Përkatësisht Fieri ka 658 raste aktive, Gjirokastra 545, kurse Shkodra 447.
Në të gjithë vendin në total janë 6438 pacientë aktivë me COVID19, shkruan abcnews.al. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
Në total nurmi i të shëruarve nga COVID që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 191,855.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3253
Fier 658
Gjirokastër 545
Shkodër 447
Durrës 363
Berat 315
Elbasan 287
Vlorë 200
Lezhë 130
Korçë 127
Dibër 69
Kukës 44
/b.h