Dhjetori është një muaj kompleks. Ne priremi të mendojmë shumë dhe performojmë pak.
Mund të kapemi lehtësisht nga ndjenja e errësirës dhe mendimeve negative, madje për disa shenja të zodiakut kjo mund të çojë në depresion dimëror.
Fundi i vitit do të thotë “të mendojmë për të gjithë muajt që na sollën në këtë moment”. Për disa shenja të horoskopit, ky vit ka pasur disa surpriza të padëshiruara.
Aty ku shpresa mund të na kishte bërë të ndiheshim të fortë dhe të fuqishëm në fillim të vitit, për disa ndodhën shumë gjëra negative që viti të mos ketë arsye për tu festuar.
Neptune Direct ndodh sapo fillon muaji dhjetor, dhe kjo nënkupton që për disa, realiteti godet paksa shumë fort. Kur ndodh Neptun Retrograde, ne jemi në gjendje të ikim nga mendjet tona deri në një farë mase.
Tani, me Neptune Direct, ne jemi kthyer për t’u marrë me këto çështje. Nëse jemi përballur me diçka tragjike ose të trishtuar gjatë vitit të kaluar, atëherë do të jetë TANI që të gjitha momentet të kthehen me nxitim.
Ky muaj sjell emocione të brishta dhe shumë pak forcë mendore për të luftuar atë gjendje të butë.
Ky muaj do të mbledhë shumë njerëz, të gjithë duke u përpjekur shumë për të mos qenë të pakënaqur dhe të dështuar për shkak të peshës së madhe të gjithçkaje që u ndodhi këtë vit.
Shenjat e Zodiakut që do të kenë një muaj të vështirë kë të dhjetor:
Luani
(23 korrik – 22 gusht)
Mund të keni përvojën që të mos ndiheni kurrë të kënaqur, gjatë këtij muaji. Ju do të dëshironi ndryshim dhe do ta arrini, por nuk do të dalë ashtu siç menduat.
Marrëdhëniet e dashurisë lëkunden për Luanin gjatë kësaj kohe dhe do të ishte mirë që ju të bëni një listë të asaj që keni në mendje në mënyrë që t’i afroheni partnerit tuaj, në mënyrë të tillë që ai të dëshirojë të jetë pjesë e ndryshimit, me fjalë të tjera – mos i sulmoni ata.
Mund të jetë një muaj i vështirë për t’u përballur, por duke qenë shenja e Luanit, gjithmonë ngriheni mbi dhimbjen tuaj. Është shumë e lodhshme të jesh ‘i forti’ gjatë gjithë kohës, por është alternativa më mirë, apo jo?
Peshorja
(23 shtator – 22 tetor)
Ju jeni ende duke kujtuar momente nga 2020. Ideja është se dhjetori 2021 është i frikshëm për ju. Ajo që ndodhi para 2 vitesh do të mbetet ende në mendjen tuaj gjatë këtij viti dhe në dhjetor do të arrijë nivelin më të lartë. 2020 ju hoqi shumë gjëra, njerëz dhe ide.
Ju ende nuk ndiheni ‘të sigurt’ dhe nëse ka diçka që ju nevojitet vërtet. Ju i urreni surprizat dhe i parashikoni të gjitha si negative. Kjo do ta bëjë dhjetorin edhe më të vështirë për ju, pasi do të keni shumë të tilla. Njerëzit do të përpiqen t’iu ‘gëzojnë’ pa dobi.
Ujori
(20 janar – 18 shkurt)
Ajo që do t’iu nxjerrë jashtë ekuilibrit këtë muaj, fillon më 4 dhjetor, kur kemi një Eklips Diellor të Hënës së Re në Shigjetar . Ajo që do të vini re menjëherë është kaos. Asgjë nuk po bëhet.
Fjalët tuaja nuk po arrijnë tek njerëzit dhe dëshirat tuaja janë larg përmbushjes. Ankthi është ajo që nënvizon çdo gjë që bëni, dhe sado që përpiqeni, thjesht nuk mund të merrni kënaqësinë që ju nevojitet.
Do t’iu kërkohet të veproni nën presion dhe kjo do të jetë e pashmangshme. Ndjenja e mëzitjes do të shkaktohet nga fakti se nuk ka asgjë të ndryshme që po ndodh në jetën tuaj; të njëjtat probleme, të njëjtët njerëz…e megjithatë, të gjithë janë të dëshpëruar dhe shfryhen të gjithë mbi ju. Ti je gjithmonë shpatulla mbi të cilën qajnë të gjithë, dhe ndonjëherë kjo është një dhimbje për ju.
Dhjetori do t’ju nominojë “Number One Shoulder To Cry On”, ndaj bëhuni gati të dëgjoni historinë e vajtimit të të gjithëve.
/b.h