Kryeministri turk Ahmet Davutoglu shprehu gatishmërinë e Turqisë që të ndërmjetësojë në tejkalimin e krizës ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit. Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) dhe kryeministri i Republikës së Turqisë Davutoglu, transmeton aa, në fjalimin e sotëm të AK Partisë të sesionit të komitetit politik në parlament, tha se Turqia është një vend që ndodhet në rajonin e vorbullës së krizës dhe konflikteve, e cila është shtuar tashmë pas situatës së re në mes të Arabisë Saudite dhe Iranit.
“Tensionet filluan me ekzekutimin e 47 njerëzve në Arabinë Saudite, ndër të cilët ishte një zyrtar shiit mysliman fetar, dhe 44 anëtarë të Al Kaedës, ndërsa u përshkallëzuan sulmet e mëvonshme mbi ambasadës saudite në Teheran dhe konsullatën në Mashhad. Misionet diplomatike janë të mbrojtura me marrëveshjet ndërkombëtare dhe ato duhet të mbrohen edhe në të gjitha situatat e trazirave dhe konfliktit.