Një ish-infermier në Arizona, i cili përdhunoi dhe la shtatzënë një paciente 29-vjeçare që ishte në gjendje kome, është dënuar me 10 vite burg.
38-vjeçari Nathan Sutherland u shpall fajtor për ngjarjen që u zbulua në dhjetor të vitit 2018, kur një tjetër infermiere pa se pacientja në koma po lindte një fëmijë.
Në sallën e gjyqit, Sutherland tha: “Nuk e dija që mund të kryeja një akt të tillë mizor”.
Ai shtoi se fakti që ka qenë i abuzuar seksualisht në jetimore kur ishte i vogël, i kishte lënë pasoja dhe prandaj kishte kryer krimin.
38-vjeçari i kërkoi falje viktimës së tij: “Më vjen shumë keq. Nuk e meritoje të lëndoheshe. Pavarësisht se çfarë kam pësuar në jetën time, nuk kisha asnjë të drejtë që të bëja ato që bëra. Nuk e them dot me fjalë se sa keq më vjen”./m.j