Varianti Omicron ka rikthyer masat kufizuese në shumë vende të botës. Zvicra është vendi i radhës që ka ndryshuar masat për hyrjen në këtë shtet.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar të gjithë shqiptarët se duke filluar nga kjo e shtunë për të hyrë në Zvicër duhet që të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit, të jenë shëruar nmga Covid ose testin Covid.
Ndër të tjera përveç testimit para mbërritjes, një test i dytë, ose PCR ose antigjenik, duhet të kryhet në hapësirën kohore mes ditës së katërt dhe të shtatë, pas mbërritjes në Zvicër
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Zvicra ka vendosur masa të reja, sa i përket hyrjes në vend.
👉Duke filluar nga data 4 dhjetor, të gjithë personat që hyjnë në Zvicër, duke përfshirë edhe ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19, duhet të testohen paraprakisht.
👉Përveç testimit para mbërritjes, një test i dytë, ose PCR ose antigjenik, duhet të kryhet në hapësirën kohore mes ditës së katërt dhe të shtatë, pas mbërritjes në Zvicër.
❗Këto janë rregullat e reja të vendosura nga qeveria e Zvicrës, për të kufizuar përhapjen e pandemisë Covid-19”, thuhet në njoftimin e MEPJ.
g.kosovari