“Une do te punoj si trajner ne Angli”, ka deklaruar te marten Josep Guardiola, duke saktesuar se ende “nuk mund te flase per ndonje klub te ri”.
Gjate nje konference shtypi, pas asaj ku beri te ditur largimin nga Bayern Munich ne fund te sezonit, ai theksoi se “E shoh si mundesi qe te shkoj ne ANgli. Ky eshte momenti i duhur”.
Spanjolli qe feston 45-vjetorin e tij me 18 janar, u shpreh se “Une jam ende i ri dhe besoj ne zgjedhjet e reja”.
“Une nuk kam ende propozime, nuk mund te them asgje tjeter per momentin”, theksoi ish-trajneri i Barcelones, qe erdhi ne Bavari ne ne veren e 2013.
Spanjolli eshte perfolur per te marre drejtimin e Manchester City, ku trajneri Manuel Pellegrini eshte nen kontrate deri me 2017.