Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, thotë se vendi i tij ka nevojë për Izraelin. Turqia po punon për normalizimin e marrëdhënieve me Tel-Avivin, të përkeqësuara ndjeshëm që prej vitit 2010. Ankaraja është konsideruar prej shumë kohësh si aleati kryesor rajonal i shtetit hebre, para se një sulm i përgjakshëm i forcave speciale kundër një flotiljeje turke me destinacion Rripin e Gazës të përkeqësonte marrëdhëniet mes dy vendeve. “Izraeli ka nevojë për një vend si Turqia në rajon. Ne duhet gjithashtu të pranojmë faktin se edhe ne kemi nevojë për Izraelin. Është një realitet në rajon. Nëse masat e përbashkëta janë zbatuar në mënyrë të sinqertë, atëherë normalizimi i marrëdhënieve do të vazhdojë”, deklaroi Erdogan, i cituar nga mediet turke. Përball disa mosmarrëveshje për fqinjësisë dhe e gatshme për të ulur varësinë ndaj gazit të Rusisë, Turqia po punon për përmirësimin e marrëdhënieve me Izraelin. Zyrtarët izraelitë njoftuan në mes të dhjetorit se Izraeli dhe Turqia kishin arritur një sërë marrëveshjesh për normalizimin e marrëdhënieve të tyre pas negociatave sekrete në Zvicër.
Sipas të njëjtave burime, dy vendet ranë dakord për të kompensuar viktimat e sulmit izraelit në vitin 2010, rikthimin e ambasadorëve në dy kryeqytetet, ndërprerjen e proceseve gjyqësore të ndërmarra nga Turqia kundër Izraeli dhe ndalimin e hyrjes në territorin turk të Salah al-Arouri, zyrtar i lartë i Hamasit. Ankaraja nuk e ka konfirmuar kurrë praninë e tij në Turqi.