Java e 11 e Superiores përballë rivalët e sezonit të kaluar. Teuta-Vllaznia që do të luhet të premten në Elbasan shikon skuadrat në pozita të tjera ku ajo durrsake është në krizë rezultatesh që e kanë zbritur në renditje. Këtë gjendje pritet ta shfrytëzojnë shkodranët.
“Pas 2 fitoreve radhazi mund të vijë dhe e treta. Ne kemi analizuar Teutën dhe mund ta shfrytëzojmë këtë situatë të kundërshtarit që të marrim 3 pikët. Më e rëndësishmja është që të jemi të fokusuar”.
Te Teuta trajner është emëruar Renato Arapi, i cili deri para pak muajsh luante futboll. Ish-mbrojtësi vjen me të njëjtin mentalitet në rolin e ri, të hysh në fushë për të fituar.
“Unë edhe kur kam qenë futbollist në çdo ndeshje kam hyrë për të fituar dhe me të njëjtin mentalitet do të jem edhe si trajner”.
Fitorja me Kastriotin javën e kaluar është një motiv më shumë për të kërkuar një tjetër sukses te Dinamo.
“Në fazën e parë na mori Laçi 1 pikë në minutën e fundit. Do të shkojmë për të zhvilluar ndeshjen perfekte në fushën e Laçit, për të arritur fitoren. Ndoshta në fund të takimit mund të jemi të kënaqur me barazimin, por kurrsesi nuk shkojmë për 1 pikë”.
Ndeshjet e tjera të vlefshme për javën e 11 do të luhen të shtunën.
/a.r