Tel Aviv është qyteti me koston më të lartë të jetesës në botë, për shkak të inflacionit të vitit të fundit që ka shkaktuar një rritje çmimesh për sa i përket ushqimeve dhe qirave të banesave. Ky është një lajm që mund të befasojë pjesën tjetër të botës por jo izraelitët dhe ata që njohin qytetin. “Kodra e Pranverës”, kjo është domethënia e Tel Aviv.
Vlera e pronave nuk bën pjesë në analizën e përvitshme të Njësisë së Inteligjencës së Ekonomist. E konsideruar si Majemi hebre, për shkak të stilit të jetesës, Tel Aviv prej kohësh është një nga qytetet më të shtrenjta të botës.
Në 12 muajt e fundit është ngjitur me pesë vende duke qëndruar në krye të listës për qytetet më të shtrenjta duke ia marrë kurorën Parisit, Hong Kongut dhe Zyrihut të cilat ishin të treja në vend të parë në 2020-ën.
New York është i gjashti, Gjeneva e shtata, më pas vijnë Kopenhagen, Los Anxheles dhe Osaka. Vendi i parë i Tel Aviv u mundësua dhe nga forcimi i valutës vendase shekel, kundrejt dollarit.
Në vendet e fundit të klasifikimit janë qytetet me koston më të ulët të jetës: Damasku, Tripoli dhe Tashkent në Uzbekistan. Por dhe pse janë vende ku mudn të jetosh me shumë pak para, askush nuk po nxiton të shkojë të jetojnë atje.
g.kosovari