Ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz së shpejti do të largohet nga të gjitha postet politike.
35-vjeçari, i cili është ende lider i Partisë Popullore konservatore (ÖVP), shërbeu si kancelar nga 2017 deri në 2019 dhe përsëri nga 2020 deri në 2021.
Ai u largua nga kancelaria në tetor të këtij viti kur u zhyt në një hetim korrupsioni . Mandati i tij i parë në detyrë gjithashtu përfundoi në një mënyrë të ngjashme, pas të ashtuquajturit Skandali i Ibizës.
“Ka ende shumë gjëra të mira për të bërë në jetë përveç politikës. Ishte një kapitull emocionues, por është koha për të bërë diçka të re”, mësohet të ketë thënë Kurz, ka treguar një nga njerëzit e besuar të tij.
Kurz u pasua si kancelar në tetor nga Alexander Schallenberg , dhe mediat austriake raportuan se Ministri i Brendshëm Karl Nehammer është gati të marrë postin nga ai si udhëheqës i partisë.
Një kontrast therës ky i ikjes se Kurz në moshë ende tëre, përballë Foltores së plakut Berisha, i cili po planifikon rikthimin në prag të 80 vjetorit!
ahahaha