Alba Malltezi, bashkëshortja e Carlo Bolinos, ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës, se bashkëshorti i saj qendron pas tenderit të qeverisë për dhurimin e dekoderave falas për familjet në nevojë. Ajo thotë se Berisha prej vitesh vetëm shpif për të shoqin.
“Une nuk e di nese Shqiperia do te ishte me e mire me te vertetat dhe genjeshtrat e Sali Berishes… Di qe qysh nga 1994, kur ne Gazeten Shqiptare te themeluar e drejtuar nga Carlo shkruhej per kontrabanden e naftes drejt Malit te Zi, Referendumin e humbur, Piramidat… deri te te vertetat e 21 Janarit, nuk e di pse, por e kemi shqetesuar. Dhe Berisha vinte ne levizje gjithe altilerine e tij te shpifjeve: Mafioze, Kreu i Sacra Corona Unita, trafikant droge… Kane ndryshuar kohet, por jo shpifjet e Berishes, si kjo e fundit… Tani ka dy vjet qe flet per afera miliona euro, sepse logjikon sipas parametrave te tij per korrupsionin… Uroj qe keto shpifje t’i bien ne kurriz e ta perulin, ta palosin nen rendesen e turpit te nje njeriu qe i ka bere demin me te madh fjales: E ka zhvleftesuar duke perzier rrena me te verteta. I vertete mund te jete tenderi, rrene eshte pjesemarrja e Carlos. Nuk e di pse e sikletosim kaq shume kete njeri, sa ta detyrojme te mos e zere gjumi e te sajoje genjeshtra edhe ne pleqeri”- shkruan Malltezi.