Nga një sondazh online në portalin Balkanweb, ndër më të lexuarit ndër ato shqiptare, rezulton se vetëm 38% e lexuesve aktivë që kanë marrë pjesë në sondazh presin të ketë këtë vit zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike.
‘Respublica’ shkruan se pritshmëritë e të tjerëve janë shpërndarë në këto opsione: Rritje të ardhurash (17%); Miratimin e reformës në drejtësi (16%); Punësim (14%); Rritje ekonomike të vendit (11%); Hapjen e negociatave për anëtarësim (5%).
Përqindja e atyre që presin të ketë këtë vit zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike (38%) është identike me përqindjen e votave që morën në 2013-ën partitë që sot kanë mbetur në opozitë (38%).