Kuvendi i datës 11 dhjetor ka për qëllim ndryshimet në statutin e PD.
Ish kryeministri Sali Berisha, nga Foltorja e Tropojës bëri të ditur edhe pikat që do të ndryshohen, ndërsa theksoi se një nga nenent që do quhet “neni Basha” do të ketë si synim largimin e kryetarit nga drejtimi i partisë nëse ai humb zgjedhjet.
“Ndryshime të mëdha statutore janë parashikur. Dhe qëllimi është të sjellin tek ju pushtetin. I vetmi pushtet i drejtë është ai që buron nga vota juaj e lirë. Por ne nuk pëmbushim dot detyrimet tona.
Në statutin e ri do vendosim primare që zgjedhjet për deputetët të bëhen nga antarësia dhe mbështetësit tanë. Do u japim një mbështetje që ata të votojnë për kë deputet duan. Deputeti nuk do jetë i kryetarit as i Kryesisë. PD juaj është sot 10 herë më e madhe se çfarë ishte 30 vite më parë.
Statuti do sanksionojë kryetarin po humbi zgjedhjet largohet pa asnjë diskutim. Ky nen do quhet neni Basha. Është negativ, por le ta vërë si sot e pëgjithmonë që të mos përsëritet historia. Por statuti do ketë një nen të ri që Azem Hajdari të shpallet president i përjetshëm i PD”, tha Berisha./m.j