Sali Berisha qenga Foltorja e organizuar ne Tropoje, pe rhere te pare ne menyre publike ka marre ne mbrojtje ish Prokurorin e Pergjithshem Adriatik Lllalla.
Sipas ish kryeministrit, Llalla e pesoi sepse akuzoi ne Senat ambasasdorin amerikan Donald Lu per korrupsion.
“Ju them unë këtu. Ka 2 vite që është themeluar SPAK. Në vitin 2020 nuk ka dërguar asnjë zyrtar të lartë për gjykim.
SPAK është zgjedhur për të mos guxuar të vendosin para ligjit zyrtarë të lartë. Dhe mburet se dënoi ish-kryeprokurorin me 2 vite. Ju them unë një gjë. Është absolutisht dënim politik.
Nuk them se nuk ka pasur shkelje ligjore, por ai zotëria dënoi Donald Lu në Senatin Amerikan për korrupsion. Për atë që u dënua ai, Ardian Dvorani, Sokol Sadushi, gjykatësja Petro për shkeljet e tyre duhet të dënohen të paktën 8 vite burg.
Dosjet e tyre të vetingut mbahen peng në zyrën e Edi Ramës. A mund të qëndroja unë i heshtur? Jo nuk mund të qëndroja”, deklaroi Berisha.
Nderkhe qe Llalla ka akuzuar ambasadorin e SHBA ne ate kohe Donald Lu dhe ish ambasadoren Romana Vlahutin se kishin kerkuar arrestimin e Sali Berishes dhe Ilir Metes, kerkese qe ai e kishte refuzuar./m.j