Bleona Qereti është njëra nga këngëtaret më të përfolura shqiptare. Veshjet e saj, stili dhe pamja e ndryshuar ndër vite janë ndër gjërat për të cilat këngëtarja flitet më shumë se sa i përket karrierës muzikore, transmeton Telegrafi.
Një fotografi e viteve të 90-ta tregon atë në moshë shumë të re dhe me ndryshime të mëdha në pamjen e saj.
Këngëtarja vazhdimisht është kritikuar për ndërhyrjet kirurgjike që gjithmonë i ka demantuar.
Ndryshe shqiptarja pas disa përpjekjeve për t’u futur në tregun amerikan u rikthye në Shqipëri me një mbrëmje muzikore në natën e ndërrimit të moteve.