GJKKO ka dënuar me nga 1 vit burg Albjon Çeku dhe Denis Xholin,të cilët akuzohen për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim.
Dy të rinjtë, eksponentë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, u kapën me lekë dhe fletë votimi në Dibër.
Kujtojmë se dy të rinjtë, Denis Xholi dhe Albjon Çeku, u kapën 3 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në Maqellarë të Dibrës nga militantë të PD, me në krye Xhelal Mziun, të cilët thirrën policinë.
Më pas efektivët sekuestruan automjetin me të cilin udhëtonin dy të rinjtë ku u gjet një shumë rreth 500 mijë lekë dhe formular për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit, si dhe fletëpalosje të një subjekti politik./m.j