Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 21-vjeçar në Tirana, i cili është kapur duke trafikuar disa emigrantë të paligjshëm.
Autoritetet në një njoftim për mediat sqarojnë se në pranga ka rënë i riu me iniciale A. Gj., i cili kap duke transportuar me një automjet tip “Honday”, emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.
Blutë e Kukësit ka publikuar dhe një video ku shihet se mjeti i të riut është i mbushur plotë me emigrantë.
Tashmë 21-vjeçari do të hetohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
g.kosovari