Mashtrime i ka quajtur Lulzim Basha deklaratat e Ilir Metës i cili tha se kreu i PD i është ulur në gjunjë që të anulonte zgjedhjet. nga emisioni Radari Informativ në Abc përballë Jonida Shehut, Basha i bëri thirrje Metës të thotë të vërtetën se kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve.
“Janë mashtrime dhe gënjeshtra. Meta e di shumë mirë kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve të qershorit. Jam në dijeni, por është në nderin e tij të mos gënjejë dhe të thotë të vërtetën. S’jam zëdhënësi i Metës të them kush ia kërkoi… është në nderin e tij të thotë se kush ia ka kërkuar”, tha Basha.
Futja e Metës në fushatë sipas Bashës ishte shkatërrimtare për lsi dhe me kosto për PD.
“S’kam hapur front me Metën. Jam pyetur për episode të caktuara dhe kam thënë mendimin tim, gjërat që kam thënë me diplomaci do i them troç. Është e pamohueshme në pd dhe lsi që futja e Metës në fushatë, mënyrën si u fut në fushatë ishte shkatërrimtare për fushatën e lsi dhe me kosto për pd”, tha ai.
“Duke qenë i vetëdijshëm për këtë, duke patur përgjegjësinë si kryetar i demokratëve është përgjegjësia ime të orientoj aksionin te problemet reale të shqiptarëve.
Berisha s’është kundërshtari im dhe s’do ishte në këtë pozitë. Ska qenë ndonjëherë dhe nuk është kundërshtari im. Është sebep për ta përdorur pd për interesa personale dhe në dëm të interesave të demokratëve.
Rama padiskutim është kundërshtari i shqipërisë i të ardhmes europiane. E vërteta e vetme është se Shqipëria është vendi më i korruptuar, i inkriminuar, i varfër, me nivel të papunësisë”, shtoi Meta./m.j