Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit C. S., 58 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve J. M., 23 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të tyre, shtetasit J. M., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, ndërsa shtetasit E. L., iu gjet e sekuestrua një dorezë metalike, përforcues grushti.
–
Specialisët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. Xh., 57 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe G. L., 46 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Si pasojë e dhunës së ushtruar, bashkëshortja e shtetasit G. L., ka tentuar të vetëvritet, duke konsumuar medikamente, dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar në banesë.
Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, po punohet për kapjen e shtetasit R. D., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes dhe dy vajzave të mitura.
–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit A. P., 62 vjeç pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur.
–
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasve E. P., 36 vjeç dhe E. Z., 40 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
– J. Sh., 31 vjeç pasi duke drejtuar mjetin e tij në mënyrë të parregullt dhe në gjendje të dehur, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin V. Z., 62 vjeç dhe këmbesoren shtetasen A. Z., 56 vjeçe, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
—–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin R. M., 56 vjeç pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë komshiun shtetasin Sh. M., 68 vjeç.
—–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasit S. K., 46 vjeç dhe K. K., 57 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, duke qenë të pajisur me urdhër mbrojtje, kanë debatuar me njëri-tjetrin. Si dhe E. V., 44 vjeç, pasi në rrugën e “Kavajës” nuk i është bindur urdhërit të punonjëses së policisë rrugore.
—–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht shtetasen A. N., pasi është konstatuar duke kryer punime në lokalin e saj, pa lejen e organeve kopetente.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin Sh. Z., pasi është konstatuar duke kryer punime në banesën e tij, pa lejen e organeve kopetente.
—–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin F. A., 18 vjeç pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shkop druri bejsbolli.
—–
Me datë 29.11.2021, rreth orës 06:30, në rrugën e “Dajtit”, është konstatuar mjeti me drejtues shtetasin F. M., 43 vjeç, me materiale drusore të përpunuara, për të cilat ka qenë i pajisur me dokumentat përkatëse dhe me leje për zhvillimin e këtij aktiviteti.
—–
Me datë 30.11.2021, rreth orës 04:45, ka tentuar të vetëvritet me një mjet prerës, shtetasi O. Ç., 29 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/b.h