Një grua ka tentuar t’i japë fund jetës në Tiranë duke konsumuar medikamente. Ajo është dërguar në spital pasi ka marrë ndihmën mjekësore është kthyer në banesë.
Policia e komisariatit nr. 4 arrestoi në flagrancë të shtetasit I. Xh., 57 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe G. L., 46 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
Si pasojë e dhunës së ushtruar, bashkëshortja e shtetasit G. L., ka tentuar të vetëvritet, duke konsumuar medikamente, dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar në banesë.
Gjithashtu, mësohet se është arrestuar në flagrancë edhe një 58-vjeçar, për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Efektivët e komisariatit Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit C. S., 58 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Po ashtu është shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale edhe një 39-vjeçar. Ai ka dhunuar ish-bashkëshorten dhe dy vajzat e mitura.
Efektivët e policisë e komisariatit Nr. 4, po punojnë për kapjen e shtetasit R. D., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes dhe dy vajzave të mitura.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/a.r